Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka njoftuar se kadetët e FSK-së kanë nisur stërvitjen fushore “Putra e Ujkut”.
“Kadetët tanë të vitit të parë sfidohen në stërvitjen fushore “Putra e Ujkut”. Gjatë kësaj stërvitje, Klasa 2026 demonstruan shkathtësitë në lidership personal dhe mësuan veprimet taktike si grup”, ka shkruar ministri Mehaj.
Postimi i plotë:
Kadetët tanë të vitit të parë sfidohen në Stërvitjen fushore “Putra e Ujkut”.
Gjatë kësaj stërvitje, Klasa 2026 demonstruan shkathtësitë në lidership personal dhe mësuan veprimet taktike si grup.
Operimi në terren i sfidoi edhe në realizimin e higjienës fushore, administrimin e pajisjeve fushore si dhe identifikimin pozicioneve luftuese taktike.
Klasa 2026- Trup hekur, zemër atdhe!