Lajme
Kadetët e FSK-së në ditën e studimit fushor mësojnë për betejën e Jasharëve
Demokracia
18:00 | 17 Mars 2023

Share:

Kadetët e Akademisë Ushtarake të Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë nisur studimin fushor.

Me nisjen e këtij studimi, ata u përqendruan në betejën e Jasharëve, me theks të veçantë në histografinë, analizën e betejës në rrafshin strategjik, operacional dhe taktik.

“Madhështia, vlera dhe karakteri i luftës, sakrificës dhe flijimi për liri është e kaluara, e tanishmja dhe e ardhmja e filozofisë sonë për edukimin e Oficerëve të rinj”, thuhet në njoftimin në faqen zyrtare të FSK-së.

Dita e studimit, mes tjerash, u udhëhoq duke vendosur analiza dhe detyra konkrete për studentet për të reflektuar nga këndvështrimi ushtarak, detajet dhe historinë e luftimeve të 5,6 dhe 7 Marsit 1998.

Të ngjashme