Lajme
Kadaj-Bujupi: Lufta me Serbinë duhet të evitohet, por as “Zajednica” nuk duhet të pranohet
Demokracia
21:18 | 19 Dhjetor 2022

Share:

Analistja Donika Kadaj-Bujupi ka thënë se Kosova duhet të bëjë gjithçka për ta evituar luftën.

Por, ajo shton se Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe duhet të vazhdohet të refuzohet nga kryeministri Albin Kurti.

“Kosova duhet me bo gjithçka për me evitu luftën, por njëkohësisht kryeministri Kurti duhet me vazhdu me refuzu Zajednicën”, ka thënë ajo në Pressing të T7,

Ndërkaq, në lidhje me raportimet e medias zvicerane NZZ se në Zvicër “janë zhvilluar takime sekrete mes Kosovës dhe Serbisë”, Kada-Bujupi tha se ka dallim me bisedimet sekrete të së kaluarës.

“Më parë është biseduar në mënyrë sekrete pasi politika i ka pranuar kërkesat e bashkësisë ndërkombëtare, ndërsa tani është e kundërt, Qeveria po i refuzon kërkesat e bashkësisë ndërkombëtare”, ka thënë ajo.

Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës po ashtu tha se është raportuar se këto takime kanë ndodhur për ta evituar përshkallëzimin.

Të ngjashme
Lajme • 29 Qershor 2024