Sport
Kacafytjet, sharjet dhe përjashtimi me karton të kuq, Gashi e Hyseni në procedurë disiplinore
Demokracia
17:10 | 24 Maj 2022

Share:

Komisioni i Garave i Federatës së Futbollit të Kosovës ka inicuar procedurë disiplinore ndaj futbollistëve, Hasan Hyseni dhe Dren Gashi.

Hyseni dhe Gashi u kacafytën dhe u përjashtuan me karton të kuq në ndeshjen vendimtare në mes Malishevës dhe Dukagjinit në stadiumin “Liman Gegaj”, shkruan Demokracia.com.

Sipas njoftimit, në mes dyshes kishte edhe sharje si dhe prishje të imazhit të ndeshjes për çka edhe u përjashtuan nga gjyqtari.

“Inicim disiplinor ndaj: Lojtarit të FC ”Malisheva” Hasan Hyseni me nr fanelle 27 dhe nr ID 001026M97. MOTIVI: Në min 90+ kacafytje dhe sharje me lojtarin kundërshtar si dhe prishje të imazhit të ndeshjes për çka u ndëshkua me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Malisheva-Dukagjini”, thuhet në raport.

“Inicim disiplinor ndaj: Lojtarit të FC ”Dukagjini”, Dren Gashi me nr fanelle 11 dhe nr ID 000893M94. Në min 90+ kacafytje dhe sharje me lojtarin kundërshtar si dhe prishje të imazhit të ndeshjes për çka u ndëshkua me karton të kuq direkt.   Pas përjashtimit ka pasur sjellje vulgare, godet një kundërshtar dhe duke mos u larguar nga fusha e lojës në mënyrë sportive. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Malisheva-Dukagjini”, thuhet në raportin e publikuar nga uebfaqja e FFK-së.

Malisheva – Dukagjini u mbyll 0:0 dhe barazimit iu gëzuan klinasit që siguruan mbetjen në elitë, kurse Malisheva do të luajë në barazh me Vushtrrinë./Demokracia.com/

Të ngjashme