Lajme
Ka vdekur personi që u aksidentua ditë më parë në Drenas
Demokracia
09:45 | 23 Shkurt 2021
Foto Ilustrim

Share:

Policia e Kosovës ka njoftuar se personi që është lënduar në aksidentin, që ka ndodhur në fshatin Zabel i Ulët ka ndërruar jetë.

Sipas raportit të policisë aksidenti ka ndodhur tre ditë më parë (20.02.2021), dhe se viktima ishte në trajtim intensiv, shkruan Demokracia.com.

“Fsh. Zabel i Ulët 20.02.2021 – 07:10. Raportohet se viktima mashkull  kosovar i përfshirë në aksident, e që ishte në trajtim mjekësor në intensiv, i njëjti ka ndërruar jetë dhe me vendim të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.

Policia njofton se me vendim të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion./Demokracia.com/

Lexo edhe:

Aksident i rëndë trafiku në fshatin Zabel i Ulët, lëndohen dy persona

Të ngjashme