ShowBiz
“Ka probleme mendore”| Arbana iu kundërpërgjigjet banorëve: Zhaklina kishte kaluar testet
Demokracia
22:04 | 03 Janar 2023

Share:

Moderatorja Zhaklina Gjolla është banorja që vendosi të largohej nga shtëpia e Big Brother Vip Albania 2, pasi ndihej keq emocionalisht.

Këtë largim të saj banorët e vlerësuan se ka probleme shëndetësore.

Këtyre “akuzave” iu është kundërpërgjigjur moderatorja e BBVA, Arbana Osmani. Me një ton të lartë, ajo u tha banorëve të tjerë se Zhaklina para se të futej kishte kaluar testet.

“Të gjithë i kanë kaluar me sukses të gjitha testet. Ju nuk i keni dëgjuar arsyet pse Zhaklina ka vendosur ta ndërpres lojën. Kjo nuk e bën një njeri me probleme të shëndetit mendor. Gjendet keq emocionalisht dhe vendos të largohet. Kaq” – tha Arbana.

Të ngjashme