Lajme
Ka potencial dhune: Arben Gashi pas kërcënimeve të VV-së se nuk e lë Selmanajn në Kuvend
Demokracia
12:17 | 18 Dhjetor 2020
Foto: Astrit Ibrahimi

Share:

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, në një konferencë për media, ka kritikuar sjelljen e sotme të LVV-së në seancën e Kuvendit të Kosovës kundrejt zv.kryeministrit Driton Selmanaj, shkruan Gazeta Express.

Ai ka thënë që është e drejtë e saj që të përdorë mjete të demokracisë, por jo edhe të bëjë sjellje të dhunshme.

Pra e drejta e tyre kushtetuese për të përdorur instrumente të demokracisë nuk kontestohet dhe as nuk dënohet në asnjë formë.

Por sjellja e dhunshme, që pamundëson mbajtjen e seancës duke përdorur mekanizma jodemokratikë dhe jokushtetues, është e papranueshme”, ka thënë ai.

Gashi më tutje foli edhe për kryesuesen e seancës së Kuvendit, Arbërie Nagavci, e cila vjen nga LVV-ja. Gashi tha se ajo është e detyruar të garantojë kushte për mbarëvajtjen e seancës.

Të ngjashme