Kryeministri i Katarit, Mohammed bin Abdulrahman Al Thani tha të dielën se përpjekjet për të arritur një armëpushim të ri në Gaza kanë bërë përparim.
Por, sipas tij, një marrëveshje midis Izraelit dhe Hamasit për t’i dhënë fund luftës mbetet e pakapshme, shkruan Reuters, transmeton Klankosova.tv.
“Ne kemi parë të enjten pak përparim në krahasim me takimet e tjera, por duhet të gjejmë një përgjigje për pyetjen përfundimtare: si t’i japim fund kësaj lufte. Kjo është pika kyçe e të gjitha negociatave,” tha kryeministri, i cili gjithashtu shërben si ministër i Jashtëm.