Lajme
Ka nisur takimi i Kurtit e Osmanit me Haradinajn
Demokracia
13:51 | 15 Mars 2021

Share:

Ka nisur takimi i radhës në Kuvend, në vazhdën e takimeve që ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani dhe kandidati për kryeministër, Albin Kurti po i mbajnë me përfaqësuesit e partive opozitare.

Në sallën ku po qëndrojnë Osmani dhe Kurti, tani kanë shkuar kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj dhe anëtari i Kryesisë së këtij subjekti politik, Selim Selimi.

Paraprakisht, Osmani dhe Kurti janë takuar me kreun e PDK-së, Enver Hoxhaj dhe me sekretarin e kësaj partie, Uran Ismailin./Demokracia/

Të ngjashme