OpEd
Ka mundur të ishte një histori ndryshe!?
Demokracia
19:41 | 29 Prill 2022

Share:

Pas një lufte çlirimtare, normalisht, lindin dilema për rrugët e mundshme, për rrugët e parrahura, apo edhe rrugë të paimagjinueshme për arritjen e qëllimit të çlirimit. Për të çliruarit, vije në shprehje koncepti se si ka mundur të bëhej më mirë, më ndryshe. Po, liria e mundëson këtë fjalamani. Pas çlirimit, për këdo u hap porta e imagjinatës, nga më atdhetarja, deri te më tradhtarja. Dalin në shesh shumë gjeneral të pasluftës. Duke ecur koha, po shihet se ata jo që nuk po pakësohen, por, për fat të keq po shtohen.

Shkruan: Skënder Berisha

Kjo u pa me rastin e shënimit të Ditës së Pavarësisë. Është për keqardhje por nga ato që u dëgjuan dhe u shkruan, pjesëtarët e gjallë të UÇK-së nuk u vlerësuan as u përmendën. Vetëm ata që kishin dhënë jetën për Kosovën. Dihet, askush nuk mund i zëvendëson as heronjtë, as dëshmorët e as martirët e kombit, por, do pasur parasysh se asaj lavdie të të rënëve për çlirim i takon edhe të gjallëve, kreator e kontribuues të çlirimit, me shokë dhe aleatë. Aq më keq, kryefjala e kallëzuesi i lirisë tonë mungonin në Ditën e shenjtë për kombin tonë.

Është e kuptueshme se ata që fare nuk kontribuuan për çlirim, të kërkojnë e gjejnë “qime në vezë”, ngase, karakteri i tyre i ulët e frikacak, larg përkushtimit atdhetar dhe sakrificës, nuk i kishte kontribuar me asgjë çlirimit. Ky soj i njerëzve, në Republikën e Kosovës, u bë aq i mençur sa edhe rishkrimin e historisë e bënë opsion. Opsion fatkeq me tendenca të zhbërjes së historisë. Për këtë, kanë shumë ndihmëtarë. Në dekadën e fundit, posaçërisht viteve të fundit u dëshmua “mafia energjetike”.

Lind pyetja se nga buron gjithë ky mllef ndaj çlirimtarëve të gjallë, aq më keq, mllefi kundër drejtuesve të luftës tonë çlirimtare. Drejtuesit e luftës tonë, tashmë nuk mund të mbivotohen as t’u merren meritat historike. Këtë mllef publik dhe privat kundër drejtuesve të UÇK-së duhet parë dhe përshkruar veç e veç si fenomen, pa përgjithësime, ku e ka burimin. Ky mllef i tmerrshëm, u ripërsërit edhe në Raportin e Freedom House. Raport që tenton të nxiros jo vetëm dy nga drejtuesit e luftës sonë, por edhe drejtësinë ndërkombëtare megjithëse e ndikuar fuqishëm nga rrymat antishqiptare.

Kur dihen autorët që i kontribuuan këtij raporti për Kosovën, është e qartë dhe nuk na befason se prania e njërit udhëheqës në Hagë dhe opozitarizmi mbi dyvjeçar i tjetrit, janë “pak” çka do të dëshironin këta pinjoll që e shohin Kosovën si baballarët e vet për 20 vjet “të shkatërruar”.

Po të rridhte historia në shtratin e vet normal, anëtarësimi i Kosovës në NATO do të ishte fakt i kryer dhe një nga kandidatët më serioz për ta udhëhequr NATO-n, do të duhej të ishte drejtuesi i UÇK-së. Kjo do të bëhej sipas standardit të NATO-s që “udhëheqësi i ri duhet të jetë nga një vend i sapo aderuar në NATO”, kusht të cilin, më së miri do ta plotësonte jo vetëm Edi Rama por edhe ish presidenti Thaçi. Tashmë, ata që e luftuan Thaçin dhe ia stisën aktakuzën, duhet të pajtohen me kërcënimin real të Luftës së Tretë Botërore!

Të ngjashme
OpEd • 25 Qershor 2024
OpEd • 24 Qershor 2024
OpEd • 22 Qershor 2024