Lajme
‘Ka me ju mashtru’, Haxhiu kujton parashikimin e Veselit për Kurtin
Demokracia
11:12 | 28 Shkurt 2023

Share:

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu, ka reaguar pas takimit në Bruksel të kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vucic, takim në të cilin edhe zyrtarisht u pranua plani europian

Përmes një postimi në Facebook, Haxhiu ka thënë se në marrëveshjen e publikuar për të cilën janë pajtuar pala kosovare dhe ajo serbe nuk përmendet çështja e personave të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Tutje, ai thotë se marrëveshja pa njohje të ndërsjellë, me Asociacionin brenda në të, është e papranueshme.

Postimi  i plotë pa ndërhyrje:

Kryeministër i turpit, i rrenës, i mashtrimit…

Në marrëveshjen e publikuar për të cilën janë pajtuar Kurti dhe Vuçiçi asnjë fjalë për zbardhjen e fatit të përsonave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë.

Janë edhe 1639 persona të pagjetur në Kosovë, familjeve te të cilëve Albin Kurti duhet t’iu kërkojë falje, sepse manipulojë me vite me ndjenjat e tyre.

Me ba marrëveshje me Serbinë pa a permendur zbardhjen e fatit të të pagjeturve është turp!

Marrëveshje pa njohje të ndersjelltë, pa zbardhjen e fatit të të pagjeturëve , me Zajednicë brenda në të, është e papranueshme, është huqje e madhe negociatore në dialog.

P.S.

Dëgjone parashikimin e Kadri Veselit për Albin Kurtin:

“Ka me ju mashtru. Ka me ju mashtru edhe për dialogun. Albin Kurti ka me pranu m’u taku pa asnjë kusht me Vuçiqin dhe ka me t’u taku n’tu befte kryeministër. Mbajem për fjale mu. A i ke pa ato deklaratat, cilado, “s’takohna pa kërku falje”. Mbajini në mend ato, ka mu taku pa asnjë kusht”.

Të ngjashme