Lajme
“Ka kohë që ky ka rrëshqit”, Zafir Berisha i reagon ashpër Kurtit, pasi ky i fundit sulmoi me gjuhë të rëndë bizneset që po protestojnë
Demokracia
11:29 | 29 Maj 2025

Share:

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, e ka sulmuar Odën Ekonomike të Kosovës dhe bizneset, duke thënë se “po tentojnë t’i bllokojnë rrugët magjistrale”. Ai në mbledhjen e qeverisë tutje shtoi se “koha e barrikadave ka kaluar, i kemi hequr kudo dhe s’lejojmë më të reja”, transmeton Periskopi.

Ndaj kësaj deklarate të Kurtit, ka reaguar anëtari i NISMA’s, Zafir Berisha, ku ka thënë se “është çmenduri me lën me nënkuptu se protesta e sotme është e njejtë si e grupeve kriminale ne veri të vendit”.

“Ka kohë që ky njeri ka rrëshqit, ama sot po e vërteton se vendin e ka në qendrën Integruese Rehabilituese e të Sëmuarve Kronik Psikiatrik në Shtime.

Për me ardhën në pushtet me ndihmën e analfabetëve, ai jo vetëm që ka blloku rrugë e vën barrikada, por ka sulmu dhe dëmtu intitucione dhe prona private, duke gjymtu policë dhe lën për jetë invalid, ndërsa sot kakarisën si gjeli mbi pleh për shqetësimet e arsyeshme të bizneseve.

Ky bizneset vazhdion ti shiqon me dioptrin e shokut Lenin dhe Stalin!!!”, shkroi Zafir Berisha në Facebook. /Periskopi/

Të ngjashme