Lajme
Ka keqpërdor buxhetin dhe ka favorizuar kompaninë fituese”, ngritën dyshime për tenderin 2 milionësh të MPB-së
Demokracia
18:27 | 25 Qershor 2024

Share:

Ministria e Punëve të Brendshme, i ka dhënë kontratë për vazhdimin e punimeve Akademia e Drejtësisë Prishtinë, operatorit pothuajse me të shtrenjtë. Grupi i operatorëve “Astraplan”, u shpërblye me kontratë mbi 2 milionë euro. Për këtë edhe është deponuar një ankesë në Gjykatën e Tenderëve nga një kompani, ku thuhet se janë diskriminuar dhe se MPB ka favorizuar kompaninë fituese.

Ministria në krye të secilës është Xhelal Sveçla, i ka dhënë tender, kompanisë me ofertën pothuajse 200 mijë euro me të shtrenjtë se të tjerat.

Ky tender u dha për grupin e operatorëve “Astraplan” SH.P.L &U-Unique SH.PK.K & “Inet SH.P.K”.

Kontrata ka të bëj me vazhdimin e punimeve Akademia e Drejtësisë Prishtinë – Faza II.

Grupi fitues u shpërblye me shumën prej 2 milionë e 177 mijë.

Oferta më e lirë ishte prej 1 milionë 971 mijë.

Ankesat kundër MPB-së

Në Organin Shqyrtues të Prokurimit, një kompani është ankuar ndaj MPB-së, se ka anuluar ofertën e tyre me të ulët prej 100 mijë euro se oferta fituese.

Sipas tyre Ministria, ka favorizuar operatorin fitues dhe ka keqpërdor buxhetin.

“Jemi të bindur se është shkelur neni 1,2 dhe 3 të LPP-së, sepse ka diskriminuar grupin tonë dhe haptas ka favorizuar operatorin tjetër. Me datën 28.03.2024 kërkesa jonë për ri-shqyrtim është pranuar në bazë të ankesës tonë, lënda është rikthyer në r-shyqrtum duke konstatuar se oferta konë ka qenë e përgjegjshme, kurse tani pas vendimit të OSHP-së, AK, e shpallë ofertën tonë të papërgjegjshme dhe me këtë rast krijohen dualimza dhe vlerësim i dyanshëm“, thuhet në ankesë.

Tutje, kjo kompani ankuese ka pretenduar se kompania “Astraplan”, nuk ka përmbushur kriteret.

Sipas tyre kësaj kompanie i mungojnë dokumente si ajo e stafit të kualifikuar që ishte kërkesë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

“A.K ka shpallur fitues ofertën OE, Astraplan, por nga ekzaminimi dhe vlerësimi i dokumentacionit ofertës fituese, evidentohen se mungojnë dokumentet, në të cilat do ishte përshkruar dokumentacioni i stafit të kualifikuar sipas kërkesës së A.K, andaj konstatojm se oferta e OE të shpallur fitues është e papërgjegjshme”, thuhet aty.

Të ngjashme