Lajme
Ka filluar punimet konferenca e 42-të, e drejtorëve të policive të kryeqyteteve Evropiane
Demokracia
17:47 | 27 Tetor 2022

Share:

Konferenca e 42-të, e drejtorëve të policive të kryeqyteteve Evropiane, ka filluar punimet e saja.

Në hapjen e kësaj konferencës si dhe të punimeve të ditës së sotme drejtori i rajonit të Prishtinës nënkolonel Fehmi Xhata, shpalosi para të pranishmëve një rezyme të etapave zhvillimore ndër vite të policisë së Kosovës.

Ndërkaq specialist të policisë së Kosovës nga njësitë e specializuara si dhe fusha e hetimit të krimeve kibernetike prezantuan para pjesëmarrësve të arriturat dhe nivelin e shkallës profesionale të këtyre njësive.

Prezantimet e tyre i paraqitën edhe përfaqësuesit nga Gjermania, Zvicra, Malta, Republika Çeke dhe Kroacia.

Shqipëria u zgjodh vendi ku do të mbahet konferenca e radhës pra e 43-ta, me radhë, ndërkaq Estonia do të jetë vendi mikpritës pas Shqipërisë.

Të ngjashme