Sport
Juventusit i mjaftojnë tre minuta për të shënuar kundër Sassuolos
Demokracia
21:25 | 10 Shkurt 2022

Share:

Juventus dhe Sassuolo po përballen në Allianz Stadium për çerekfinalet e Kupës së Italisë.

Pas Milan-it, Inter-it dhe Fiorentina-s, sot do të mësohet edhe gjysmëfinalistja e katërt.

Bardhezinjve u kanë mjaftuar vetëm 3 minuta për të zhbllokuar sfidën dhe për të kaluar në avantazh. Ka qenë Paulo Dybala që ka shënuar për skuadrën e Allegri-t, duke mposhtur portierin Pegolo më një goditje të bukur brenda zonës së rreptësisë. /Demokracia.com

 

 

Të ngjashme