Sport
Juventusi zyrtarizon rinovimin e kontratës me futbollistin 21-vjeçar
Demokracia
17:29 | 10 Gusht 2022

Share:

Juventusi ka rinovuar kontratën me futbollistin 21-vjeçar Nicolo Fagioli.

Fagioli me kontratën e re do të jetë pjesë e Juventusit deri në vitin 2026, ka njoftuar klubi italian, shkruan Demokracia.com.

“Tani është zyrtare. Nicolo Fagioli ka rinovuar kontratën e tij që e lidh atë me Juventusin për katër vitet e ardhshme, deri në vitin 2026”, thuhet në komunikatën e klubit.


Fagioli është pjesë e Juventusit që nga grupmoshat e reja, ndërsa së fundmi ishte i huazuar te klubi italian, Cremonese./Demokracia.com/

Të ngjashme