Sport
Juventusi triumfon pastër ndaj Spezias
Demokracia
22:40 | 31 Gusht 2022

Share:

Juventusi ka fituar pikët e plota në takimin e javës së katërt në Serie A kundër Spezias.

“Zonja e Vjetër” triumfoi 2:0 në stadiumin “Allianz” ndaj Spezias, shkruan Demokracia.com.

Golin e parë për ish-kampionët e Italisë e ka realizuar serbi Vlahoviq në minutën e 9-të.

Për golin e dytë u përkujdes Millik në minutën e dytë shtesë të takimit.

Me këtë fitore, Juventusi ka tetë pikë në pozitën e pestë, kurse Spezia renditet e 13-ta me katër pikë./Demokracia.com/

Të ngjashme