Sport
Juventusi triumfon në derbin e javës kundër Romës
Demokracia
22:40 | 17 Tetor 2021

Share:

Derbin e javës së tetë në Serie A e ka fituar Juventusi që ka mposhtur Romën në Torino

“Zonja e Vjetër” arkëtoi pikët e plota falë fitores 1-0 kundër kryeqytetasve italian, shkruan Demokracia.com.

Golin e vetëm të fitores e ka shënuar Moise Kean kur po rrjedhte minuta e 16-të.

Roma kishte mundësi të shkonte në pushim të pjesëve me barazim sikur Veretout të shënonte nga pika e bardhë e penalltisë.

Në pjesën e dytë, Juventusi arriti ta ruante rezultatin dhe kësisoj iu gëzua tri pikëve.

Juventusi me këtë fitore ngritet në vendin e shtatë me 14 pikë, ndërkohë Roma ka një pikë më shumë në pozitën e katërt. /Demokracia.com

 

Të ngjashme