Sport
Juventusi triumfon ndaj Salernitanës dhe hyn seriozisht në garë për titull
Demokracia
16:54 | 20 Mars 2022

Share:

Juventusi ka shënuar fitore në takimin me Salernitanën në kuadër të javës së 30-të në Serie A.

“Zonja e Vjetër” triumfoi 2:0 në një ndeshje ku golat u shënuan në pjesën e parë të ndeshjes, shkruan Demokracia.com.

Paulo Dybala zhbllokoi shifrat në “Allianz Stadium” në minutën e pestë, pas asistimit nga Vlahoviq.

Ky i fundit realizoi 24 minuta më vonë për golin e dytë dhe të fundit në këtë duel.

Juventusi me këtë fitore ngritet në kuotën e 59 pikëve në vendin e katërt dhe është shtatë pikë larg Milanit lider.

Salernitana në anën tjetër mbetet e fundit me vetëm 16 pikë të grumbulluara. /Demokracia.com/

Të ngjashme