Juventusi ka shënuar fitore të vështirë në udhëtim te Fiorentina, në kuadër të takimit të parë gjysmëfinal në Kupën e Italisë
“Zonja e Vjetër” triumfoi 0-1 në stadiumin “Artemio Franchi”, me golin e fitores të arritur në minutën e dytë shtesë, shkruan Demokracia.com.
Venuti i vendasve ishte “figura tragjike” e Fiorentinës kur shënoi në portën e tij gabimisht në fund të takimit, duke ia vështirësuar dukshëm gjasat për kalim në finale skuadrës së tij në takimin e dytë që luhet në Torino pas disa javësh.
Pjesa e parë iu takoi plotësisht vendasve të cilët ishin dominues pothuajse në të gjitha aspektet. Dominimin nikoqirët e vazhduan edhe në fraksionin e dytë të lojës, por pa arritur cakun e duhur.
Kujtojmë se me rezultat 0-0 u mbyll mbrëmë dueli tjetër gjysmëfinal ndërmjet Milanit dhe Interit. /Demokracia.com/