Ka përfunduar pjesa e parë në derbin e javës në Serie A në mes Juventusit dhe Milanit.
“Zonja e Vjetër” ka mbyllur 45 minutat e para me avantazh minimal 1-0 kundër Milanit, shkruan Demokracia.com.
Goli i vetëm i fraksionit të parë u shënua tek në minutën e katërt me autor, Alvaro Moratën.
Një kundërsulm i shpejt i krijuar nga “bardhezinjtë” bëri që Alvaro Morata të dilte përballë me portierin mysafir për ta dërguar topin në rrjetë.
Juventusi kërkon fitoren e parë kampionale këtë edicion, ndërsa Milani synon fitoren e radhës për ta kryesuar tabelën. /Demokracia.com