Sport
Juventusi përforcohet në mbrojtje – blen befasisht kartonin e lojtari që ishte në huazim
Demokracia
17:56 | 08 Maj 2025

Share:

Juventusi ka aktivizuar zyrtarisht klauzolën e detyrimit për blerjen e mbrojtësit Lloyd Kelly , duke finalizuar transferimin e tij të përhershëm nga Newcastle United për 17.5 milionë euro, plus deri në 6.5 milionë euro në bonuse, sipas gazetarit Fabrizio Romano.

Marrëveshja, fillimisht ishte një huazim në janar 2025 dhe kur pritje që lojtari të kthehej nga erdhi, Juventusi befasoi me blerjen e tij.  

26-vjeçari, i cili iu bashkua Neëcastle si transferim i lirë në vitin 2024, ka qenë titullar nën drejtimin e trajnerit të Juventusit, Igor Tudor, pavarësisht një dëmtimi të kohëve të fundit në kofshë. 

 

 

Transferimi, me vlerë afërsisht 17.5 milionë euro, forcon mbrojtjen e Juventusit, ndërsa ata renditen në vendin e katërt në Serie A , me pikë të barabarta me Romën dhe Lazion. 

Lloyd Kelly është mbrojtës anglez që ka spikatur me aftësitë e tij si te Bristol City dhe më pas për AFC Bournemouth në Ligën Premier, para se të kalonte te Newcastle.

Të ngjashme