Sport
Juventusi nënshtron Spezian dhe vazhdon ngritjen në Serie A
Demokracia
19:54 | 19 Shkurt 2023

Share:

Juventusi ka shënuar fitoren e tretë radhazi në Serie A duke e mposhtur Spezian në udhëtim, në takimin e vlefshëm për javën e 23-të kampionale.

“Zonja e Vjetër” fitoi pastër 0:2 ndaj Spezias në stadiumin “Stadio Alberto Picco”, shkruan Demokracia.com.

Sulmuesi Kean zhbllokoi shifrat në minutën e 32-të të ballafaqimit.

Golin e qetësisë skuadra e Allegrit e gjeti tek në minutën e 66-të kur Di Maria me ndihmën e Danilos dërgoi topin brenda kuadratit të portës vendase.

Juventusi me këtë fitore ngritet në pozitën e shtatë me 32 pikë. 19 pikë ka Spezia në vendin e 17-të./Demokracia.com/

Të ngjashme