Sport
Juventusi mund minimalisht Spezian, hap kandidaturën për titull
Demokracia
19:54 | 06 Mars 2022

Share:

Juventusi ka shënuar fitore të mundimshme por shumë të rëndësishme në javën e 28-të.

“Zonja e Vjetër” triumfoi 1:0 kundër Spezias në “Allianz Stadium”, shkruan Demokracia.com.

Alvaro Morata realizoi golin e vetëm të përballjes në minutën e 21-të të takimit. Spanjolli u ndihmua edhe nga Locatelli që luajti rolin e asistuesit.

Juventusi me këtë fitore i është bashkuar skuadrave konkurente për titull të kampionit.

Bianconeri ka 50 pikë në vendin e katërt, tetë më pak se Interi që është lider. Spezia ka 26 pikë në pozitën e 15-të. /Demokracia.com/

Të ngjashme