Sport
Juventusi me statistikë të tmerrshme, hera e fundit kur nuk fitoi katër takimet e para ishte para kaq dekadash
Demokracia
11:56 | 20 Shtator 2021

Share:

Juventusi nuk ka arritur të fitojë asnjë nga katër ndeshjet e para kampionale të edicionit 2021/22 në Serie A.

Kjo statistikë e tmerrshme e kampionëve të shumëfishtë italian iu kishte ndodhur vetëm në edicionin 1961/62, pra rreth gjashtë dekadash, përcjell Demokracia.com.

“Bianconerët” kanë vetëm dy pikë dhe renditen në zonën e kuqe, gjegjësisht në pozitën e 18-të.

“Zonja e Vjetër” pësoi nga Empoli e Napoli, ndërsa barazoi me Udinesen dhe Milanin.

Kjo statistikë i kishte ndodhur Juventusit në katër edicione që nga themelimi i klubit.

Forma aspak e mirë e skuadrës “bardhezi” e konfirmon edhe fakti se kanë dështuar ta mbajnë portën e paprekur në Serie A që nga 2 marsi, duke pësuar në 18 ndeshje radhazi. /Demokracia.com

Të ngjashme