Sport
Juventusi më në fund korr fitore, e mund me shumë vështirësi Spezian
Demokracia
20:28 | 22 Shtator 2021

Share:

Juventusi e ka gjetur fitoren e parë në edicionin e ri tek në javën e pestë të Serisë A.

“Bianconeri” fitoi mes shumë vështirësive kundër Spezias në udhëtim, shkruan Demokracia.com.

Në një ndeshje me shumë episode, Juventusi kaloi e para në avantazh pas 28 minutave lojë me autor Kean.

Shifrat i barazoi Gyasi për vendasit vetëm pesë minuta më vonë. Me këtë rezultat u mbyll edhe pjesa e parë.

Pjesën e dytë më mirë e nisi Spezia që përmbysi rezultatin me golashënues Antiste në minutën e 49-të.

Megjithatë, Juve gjeti forcë të rikthehej në lojë me Chiesan që barazoi sërish rezultatin në minutën e 66-të.

Fitoren “Zonjës së Vjetër” ia dhuroi mbrojtësi holandez, De Ligt në minutën e 72-të.

Me këto tre pikë, Juventusi ngritet në vendin e 12-të me pesë pikë, derisa Spezia është e 16-ta me një pikë më pak. /Demokracia.com

Të ngjashme