Juventusi e ka aktivizuar opsionin e blerjes permanente të Weston McKennie për 18.5 milionë euro.
22-vjeçari iu bashkua “Zonjës së Vjetër” në huazim nga Schalke verën e kaluar, shkruan Demokracia.com.
Juventusi e kishte opsionin ta blinte mesfushorin amerikan, opsion të cilin e ka aktivizuar tashmë.
“Juventusi e ka shfrytëzuar opsionin e blerjes definitive të Weston McKennie nga Schalke për 18.5 milionë euro, shumë e paguar në tri vite”, thuhet në njoftim.
McKennie ka shënuar pesë gola dhe ka dhuruar dy asistime në 31 paraqitje me Juventusin këtë edicion. /Demokracia.com