Sport
Juventusi kërkon fitore në tavolinë ndaj Lazios
Demokracia
18:02 | 17 Shkurt 2021

Share:

Kampioni aktual i Italisë, Juventus ka marrë sot konfirmimin për padinë e ngritur ndaj presidentit Lotito dhe dy mjekëve të Lazio, pas çështjes së tamponëve për COVID-19.

Hetuesit akuzojnë presidentin për shkeljen e nenit 4 të kodit të drejtësisë sportive por mbi të gjitha jo respektimi i protokolleve shëndetësore në lidhje me koronavirus.

Siç shpjegohet nga “Corriere dello Sport”, palët do të shkojnë në gjyq.

Skuadra e Lazios nëse e humb gjyqin mund të penalizohet për sa i përket pikëve. Mund ta humb ndeshjen në tavolinë me rezultat 30, por edhe të dënohet edhe me pikë në renditjen tabelare. /Demokracia.com

Të ngjashme