Sport
Juventusi i papërmbajtshëm, në sulm për dy yje të Serie A
Demokracia
09:10 | 26 Janar 2022

Share:

Juventusi duket i tërbuar në këto ditë të fundit të merkatos dimërore I cili përfundon me 31 janar, ora 20:00).

Në pritje për të mbyllur gjithçka me Dushan Vlahoviçin, bardhezinjtë kanë hapur paralelisht bisedimet edhe me Cagliarin për mesfushorin e djathtë, Nahitan Nandez.

Juve nuk ndalet me kaq. Duke e parë përfomancën e dobët të ekipit kampioni I shumëfishtë I Italisë po e synon edhe një mesfushor tjetër. Fjala është për Frank Kesien e Milanit.

Bardhezinjtë shohin tek ylli i Bregut të Fildishtë një përforcim të rëndësishëm dhe do të provojnë të bëjnë goditjen e madhe këtë javë ose do të mundohen ta bllokojnë për në verë me parametër zero. /Demokracia.com

Të ngjashme