Sport
Juventusi i ofron mesfushorin e njohur Arsenalit për Granit Xhakën
Demokracia
13:14 | 22 Shtator 2021

Share:

Një shkëmbim i bujshëm mund të ndodh gjatë afatit kalimtar të dimrit, shkruan Demokracia.com

Juventusi ka bërë ofertë për mesfushorin Granit Xhaka. Në fakt, mediumet angleze kanë raportuar të mërkurën se Juventusi i ka bërë Arsenalit një ofertë shkëmbimi, që mund të realizohet gjatë afatit kalimtar të janarit.

Për Xhakën, Juventusi i ka ofruar Arsenalit kartonin e mesfushorit amerikan Ëeston McKennie. McKennie nuk e ka bindur trajnerin e Juventusit, Massimiliano Allegri, i cili po e sheh Xhakën si përforcim ideal për repartin e mesfushës. /Demokracia.com

Të ngjashme