Juventusi ka triumfuar me rezultat 3:1 ndaj Lazios, në supersfidën e vlefshme për javën e 25-të të Serie A.
Kampionët në fuqi, e panë veten në disavantazh në minutën e 14-të kur Korrea gjeti rrugën e rrjetës, pas një topi të kthyer gabim nga Kulusevski.
Deri në minutën e 39-të, bardhezinjtë nuk kishin bërë asnjë gjuajtje në kuadrat, teksa në tentativën e parë, Rabio, surprizoi portierin Reina, duke vendosur baraspeshën.
Pjesa e dytë ishte e furishme për bardhezinjtë, të cilët arritën të shënonin 2 herë në harkun kohor të 3 minutave, me autor Moratan.
Pavarësisht përpjekjeve, lacialët e Inzagit, nuk arritën të reagonin pas këtyre 2 golave. Me këtë fitore Juventusi u ngjit në kuotën e 52 pikëve, 1 më pak se kuqezinjtë e Milanit dhe 7 më pak se kryesuesit e Interit. Ndërkohë për Lazion kjo ishte humbja e dytë radhazi. Të kaltërit mbajnë vendin e 7-të, me 43 pikë. /Demokracia.com