Sport
Juventusi i çmendur pas Pogbas, i ofron katër lojtarë Manchester Unitedit për francezin
Demokracia
14:17 | 11 Shkurt 2021

Share:

Kampioni aktual i Italisë, Juventusi nuk e ka ndërmend të heq dorë nga mesfushori francez Paul Pogba, shkruan Demokracia.com.

Mediet italiane kanë raportuar sot se “Zonja e Vjetër” i ka ofruar plot katër futbollistë Manchester Unitedit për Pogban.

Në prillin e kaluar, Unitedi refuzoi përfshirjen e njërit prej dy lojtarëve, Costa e Pjanic, më pas boshnjaku u transferua tek Barcelona me një tjetër shkëmbim, me Artur. “Djajtë e kuq” e kishin thënë fjalën e tyre, vetëm para të thata dhe 100 milionë euro.

Tash bardhezinjtë insistonin duke ofruar edhe dy lojtarë të tjerë si, Aron Ramsi dhe Adrien Rabio. A do të jetë në gjendje Solskjaer të pranoj këtë ofertë mbetet të shihet, por duket se Juve  nuk e ka ndërmend të dorëzohet lehtë. /Demokracia.com

Të ngjashme