Juventusi ka shënuar fitore në kuadër të javës së 19-të në Serie A, duke mposhtur Cagliarin.
“Zonja e Vjetër” triumfoi me rezultat të pastër 2-0 kundër Cagliarit në takimin e luajtur në “Allianz Stadium” në Torino, shkruan Demokracia.com.
Moise Kean pesë minuta pa përfunduar koha e rregullt e pjesës së parë i dha avantazhin Juventusit.
Për golin e dytë dhe të fitores për “bardhezinjtë” u desh të pritej minuta e 83-të kur realizoi Bernardeschi.
Juventusi me këtë fitore ngjitet në vendin e pestë në tabelë me 34 pikë, kurse Cagliari vazhdon të mbetet e parafundit me dhjetë pikë gjithsej. /Demokracia.com/