Sport
Juventusi fiton lehtësisht ndaj Genoas, vazhdon “ëndrrën” për mbrojtje të titullit
Demokracia
17:03 | 11 Prill 2021

Share:

Juventusi ka lënë prapa barazimin ndaj Torinos (2:2) dhe i është rikthyer fitoreve në Serie A.

“Zonja e Vjetër” triumfoi në “Allianz Stadium” përballë Genoas me rezultat 3:1, në kuadër të javës së 30-të.

Kulusevski ishte i pari që hapi serinë e golave pas vetëm pesë minutave lojë, për ta dyfishuar Morata në të 22-tën minutë.

Mysafirët tentuan të rikthehen në lojë në fillim të pjesës së dytë, gjegjësisht në të 49-tën duke ngushtuar shifrat me Scamaccan.

Por, gjasat për një barazim të mundshmë të Genoas i shuajti McKennie që shënoi golin e fundit në këtë përballje 20 minuta para fundit.

Juventusi me këtë fitore ndodhet në vendin e tretë me 62 pikë gjithsej, teksa Genoa është e 13-ta me 32 sosh. /Demokracia.com

Të ngjashme