Sport
Juventusi e mund Sampdorian, regjistron fitoren e dytë radhazi në Serie A
Demokracia
14:25 | 26 Shtator 2021

Share:

Juventusi ka regjistruar fitoren e dytë rresht në elitën e futbollit italian.

“Zonja e Vjetër” ka arritur të fitojë 3-2 ndaj skuadrës së Sampdorias në “Allianz Stadium”, shkruan Demokracia.com.

Dybala zhbllokoi shifrat vetëm pas dhjetë minutave lojë, me Bonuccin që dyfishoi atë dy minuta pa përfunduar koha e rregullt e pjesës së parë.

Sampdoria tregoi shenja jete vetëm një minutë më vonë duke e ngushtuar avantazhin me futbollistin Yoshida.

Rrjedhte minuta e 57-të e ballafaqimit kur Locatelli shënoi për 3-1.

Sampdoria përsëri arriti ta ngushtonte avantazhin më Candrevan në minutën e 83-të, por kjo ishte e gjitha çfarë bën ata në këtë përballje.

Juventusi me këtë fitore ngritet në vendin e nëntë me tetë pikë, tri më pak ka Sampdoria në pozitën e 14-të. /Demokracia.com

Të ngjashme