Sport
Juventusi e kapërcen Real Madridin në garë për futbollistin e Chelseat
Demokracia
20:51 | 16 Mars 2022

Share:

Sipas Gazzetta dello Sport, Juventusi është tani në “pole position” për të nënshkruar me Antonio Rudiger si agjent i lirë nga Chelsea, duke tejkaluar Real Madridin dhe Bayern Munich në garë.

Marrëveshja aktuale e qendërmbrojtësit do të skadojë më 30 qershor dhe ndërsa ai nuk ishte në gjendje të binte në dakord për një kontratë të re në “Stamford Bridge”, tani kjo është bërë e pamundur, përcjell Demokracia.com.

Kjo është për shkak se Chelsea kishte ngrirë asetet e saj për shkak të lidhjeve të Roman Abramovich me Vladimir Putin, si pjesë e sanksioneve kundër Rusisë pas pushtimit të Ukrainës.

Kjo do të thotë se Rudiger do të largohet si agjent i lirë këtë verë dhe është i zënë me negociatat për klubin e tij të ardhshëm.

Real Madridi dukej të ishte favorit, por tani gazeta italiane pretendon se Juventusi ka dalë përpara me një ofertë në vlerë prej 7 milionë euro në sezon./Demokracia.com/

Të ngjashme
Sport • 19 Maj 2024