Drejtori sportiv i Juventusit, Cristiano Guintoli, pritet të mbajë takim me Manchester Cityn për një transferim të mundshëm të Kalvin Philipsit.
Sipas raportimeve nga La Gazzetta dello Sport, Zonja e Vjetër, po synon që ta marrë në rradhët e vetja mesfushorin anglez i cili nuk bën pjesë në planet e trajnerit Pep Guardiola.
Takimi mes të dyja palëve mund të mbahet gjatë ditëve në vijim, pasi që më vonë City do të shkojë në Arabinë Saudite për të marrë pjesë në Kupën e Botës për Klube.