Ndonëse ka ende kohë deri në fillimin e merkatos verore, klubet e mëdha kanë nisur objektivat për transferime.
Mediet italiane kanë raportuar drejtuesit e Juventusit dhe Paris Saint-Germainit janë duke negociuar për një shkëmbim të mundshëm.
“Zonja e Vjetër” i kanë ofruar Paulo Dybalan në këmbim të sulmuesit argjentinas, Mauro Icardi, përcjell Demokracia.com.
10-shi i “Biankonerëve” raportohet se nuk ka pranuar zgjatjen e kontratës me “bardhezinjtë”, derisa edhe Icardi nuk e ka të sigurt të ardhmen e tij në “Parkun e Princave”. /Demokracia.com