Sport
Juventusi dhe Chelsea zbresin në fushë, mbrëmja e sotme premton spektakël në champions
Demokracia
09:20 | 22 Shkurt 2022

Share:

Rikthehet sërish Championsi të zhvillojë sfidat e tjera të fazës së 1/8-ve me dy duele interesante në orën 21:00.

Kampionët në fuqi të Europës, Çelsi do të përballen ndaj kampiones së Francës, Lilës.

Një ndeshje me siguri që do të jetë e luftuar nga të dy krahët. Në po të njëjtën orë në stadiumin “De la Ceramica”, do të zhvillohet ndeshja Vijareal-Juventus.

Një sfidë që premton spektakël ku bardhezinjtë e Alegrit synojnë një rezultat pozitiv që në ndeshjen e kthimit të jenë të sigurt drejt kalimit për në çerekfinale. /Demokracia.com

Të ngjashme