Sport
Juventusi bën gati ofertën e radhës, transferimi i yllit të Italisë synohet brenda javës
Demokracia
16:08 | 16 Gusht 2021

Share:

Manuel Locatelli mbetet një objektiv i Juventusit, që është gati të hedhë edhe hapin e fundit për ta blerë mesfushorin e kombëtares së Italisë.

Fabrizio Romano shkruan se bardhezinjtë janë gati të paraqesin ofertën e fundit për lojtarin e Sassuolo, që ta mbyllin marrëveshjen brenda javës, përcjell Demokracia.com.

35 milion euro është shifra për këtë operacion në merkato, por ende nuk dihet struktura e marrëveshjes.

Juventusi ka tentuar ta huazojë me një shifër të konsiderueshme dhe më pas të jetë i detyruar ta blejë. Në orët në vijim pritet të ketë të tjera informacione. /Demokracia.com

Të ngjashme