Juventus është shumë afër finales së Kupës së Italisë pasi ka arritur të fitojë në sfidën e parë gjysmëfinale ndaj Interit me rezultat 1:2, shkruan Demokracia.com.
Ka qenë Ronaldo që i ka shënuar të dyja golat për “Zonjën e Vjetër”, një nga penalltia e një pas gabimit të rëndë të mbrojtjes zikalter.
Në anën tjetër golin e vetëm për Interin e shënoi Martinez.
Me këtë fitore Juve është me një këmbë në finale, megjithatë për t’u konfirmuar kjo duhet të pritet ndeshja e kthimit që luhet pas një jave ne Torino.
Ndeshja tjetër gjysmëfinale është ajo ndërmjet Napolit e Atalantës që luhet nesër. /Demokracia.com