Pas dy barazimesh radhazi kundër Atalanta-s dhe Torino-s, Juventus-i është kthyer te fitorja në kampionat.
Bardhezinjtë kanë mundur 3-2 Empoli-n në javën e 27-të të Serisë A dhe ka përforcuar vendin e katërt në renditje me 50 pikë, gjashtë larg Atalanta-s së vendit të pestë, por zikaltrit kanë dy ndeshje më pak.
Protagonisti i ndeshjes së luajtur në Castellani ka qenë Dusan Vlahovic, autor i një dygolëshi. Kean ka zhbllokuar sfidën në minutën e 32-të, Zurkoëski ka barazuar përkohësisht në të 40-ën, më pas kanë ardhur dy golat e serbit në fundin e pjesës së parë dhe në minutën e 66-të.
Empoli i Bajramit dhe Ismajlit nuk është dorëzuar dhe ka arritur të ngushtojë diferencat në 3-2 në minutën e 76-të, por nuk ka arritur të gjejë golin e barazimit.
Vlahovic është bërë vetëm lojtari i dytë në historinë e Serisë A që ka shënuar me dy fanella të ndryshme në të njëjtin kampionat kundër Empoli-t, pas Krzysztof Piatek në 2018/19 (Genoa dhe Milan). /Demokracia.com