Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes që pritet të zhvillohet në “Allianz Stadium”.
Juventusi do të jetë nikoqir i Genoas, në kuadër të javës së 30-të kampionale në Serie A, shkruan Demokracia.com.
“Zonja e Vjetër” është favorit për të arkëtuar pikët e plota në këtë përballje, derisa për befasi ka udhëtuar skuadra gjenoviane.
Vlen të theksohet se mesfushori shqiptar, Valon Behrami do të jetë në fushë nga fillimi.
Ndeshja fillon nga ora 15:00.
Formacionet zyrtare:
Juventus: Szczesny; Cuadrado, De Ligt, Chiellini, Danilo; Kulusevski, Rabiot, Bentancur, Chiesa; Morata, Ronaldo.
Genoa: Perin; Masiello, Radovanovic, Criscito; Biraschi, Rovella, Badelj, Behrami, Zappacosta; Pandev, Scamacca. /Demokracia.com