Sport
Juventus feston në derbi, Ronaldo shënon supergol
Demokracia
20:05 | 06 Shkurt 2021

Share:

Juventus ka fituar me rezultat të pastër 2:0 në derbin e Serie A kundër Romës, për ta bërë një hap të madh drejt kreut të tabelës, shkruan Demokracia.com.

Ronaldo në ditëlindjen e 36-të të tij ka arritur të shënojë një supergol në minutën e 13-të për rezultatin 1:0, ndërsa epërsinë e ka dyfishuar Ibanez me autogol në pjesën e dytë.

Me këto tri pikë “Zonja e Vjetër” është ngjitur në vendin e tretë në tabelë me 42 pikë, pesë më pak sesa Interi i vendit të parë, por që ka një ndeshje më pak.

Sivjet Serie A, duket e luftuar shumë dhe nëse në të kaluarën Juve në këtë kohë shkëputej larg në tabelë, këtë herë gjërat janë shumë më të komplikuara duke e bërë garën tejet joshëse. /Demokracia.com

Të ngjashme