Juventusi ka arritur në finale të Kupës së Italisë pasi ka eliminuar Interin, shkruan Demokracia.com.
“Zonja e Vjetër” sonte luajti baras 0:0 me “zikaltrit”, por fal fitores para një jave në Milano, ka bërë që ajo të kalojë në finale me rezultat të përgjithshëm 2:1.
Juventusi nuk e nisi mirë këtë edicion duke shfaqur probleme në disa ndeshje, por ja që kohëve të fundit është përmirësuar dukshëm dhe sigurimi i finales e rrit motivin e skuadrës së Andrea Pirlos.
Nesër caktohet finalisti tjetër ku ndeshën Atalanta e Napoli. /Demokracia.com