Lajme
Jusuf Thaqi jep një ide se si të zhbëhet Gjykata Speciale
Demokracia
22:26 | 12 Maj 2022

Share:

Analisti politik, Jusuf Thaçi, ka dhënë një ide se si të zhbëhet Gjykata Speciale, shkruan Reporteri.net.

Sipas tij, pas anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, adresimi i Gjykatës Speciale në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, do të ishte momenti ideal i zhbërjes së kësaj gjykate.

Thaçi është shprehur i bindur se vendimi do të kishte qenë në favor të zhbërjes së Gjykatës Speciale.

“Mundet me u adresu edhe një element tjetër që është Gjykata Speciale. Kish me qenë moment ideal që Gjykata Speciale me u adresu në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe jam absolutisht i bindur që vendimi kish me qenë në favor të zhbërjes së kësaj gjykate. Nga do që ta shikosh Gjykatën Speciale, del që është cenim I madh I të drejtave të njeriut”, tha Thaçi në Pressing të T7.

Të ngjashme