Lajme
Jusuf Thaçi e Xhevdet Pozhari thonë se nuk e votojnë Albin Kurtin nëse braktisë idenë e bashkimit kombëtar
Demokracia
22:28 | 19 Janar 2021

Share:

Analisti Jusuf Thaci dhe gazetari Xhevdet Pozhari kanë treguar në emisionin Pressing në T7 se cfarë mund të bëjë kryetari i VV’së, Albin Kurti, që do t’i bënte ata të mos e votonin këtë të fundit.

Thaci dhe Pozhari kanë thënë se nuk do të votonin Kurtin nëse ai do të hiqte dorë nga bashkimi kombëtar.

Derisa diskutohej për listën e VV’së në zgjedhje, analistët thanë se tani ka njerëz të ndryshëm në këtë listë dhe me pikëpamje të ndryshme.

“Brenda kësaj liste njerëz që besojnë në integrim më të thellë kombëtar, ndërsa ka edhe të tillë që duan të ruhet statuskuoja dhe Kosova të mbesë shtet i vetëm. Pra kosovacentrizëm”, u tha aty.

Thaci dhe Pozhari dytë thanë se vota e tyre nuk do të shkonte për Kurtin nëse ai largohet nga kauza e bashkimit kombëtar, pasi ajo ishte njëra ndër kauza kryesore me të cilën është ngritur ai dhe ka fituar besim.

Panelistët thanë se po të ndryshonte qëndrim Kurti do të ishte shkelje e parimeve të tij, ndërkohë që u pajtuan se me forcimin e shtetit të Kosovës kjo kauzë do të afrohej më shumë.

Të ngjashme
Lajme • 04 Korrik 2024