Pothuajse 100 policë u dërguan në një restorant në Vankuver të Kanadasë, ku 250 protestues pro-palestinezë ishin mbledhur për të demonstruar para kryeministrit Justin Trudeau, i cili kishte qenë duke darkuar në atë kohë.
Policia tha sonte se oficerët shpërndanë një protestë jashtë një restoranti në Chinatown mbrëmë, ku kryeministri ishte duke ngrënë.
Trudeau – i cili është nën presion për të nxitur një armëpushim në luftën midis Izraelit dhe Hamasit – u shoqërua për t’u larguar nga aty.
Një 27-vjeçar u arrestua pasi goditi me grusht në fytyrë një police femër, shtoi policia.
“Dje në mbrëmje, kryeministrit iu afruan demonstruesit në Vankuver”, tha zëdhënësi Mohammad Hussain në një email, pa dhënë asnjë koment të mëtejshëm.
Kjo erdhi në ditën kur Trudeau dha kritikën e tij më të ashpër ndaj Izraelit, duke paralajmëruar se “vrasja e grave, e fëmijëve, e foshnjave” duhet të ndalet në Gaza.
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, tha në një postim në mediat sociale se “forcat e qytetërimit duhet të mbështesin Izraelin në mposhtjen e barbarizmit të Hamasit”, teksa iu drejtua kryeministri Trudeau.