ShowBiz
Justin Timberlake rikthehet në muzikë
Demokracia
12:15 | 20 Janar 2024

Share:

Justin Timberlake ka publikuar pak nga kënga e tij e re, “Sefish” (“Egoist”), duke shënuar kështu rikthimin në muzikë. “Selfish” është pjesë e albumit të tij të ri “Everything I Thought It Was”.

“So I get jealous/ I can’t help it/ I want every bit of you/ I gues I’m selfish”, këndon ai në një teaser 33-sekondësh të publikuar në kanalin e tij të YouTube-it dhe në rrjetet sociale. Kënga e plotë do të publikohet më 25 janar.

Justin Timberlake rikthehet në muzikë

Timberlake, 42 vjeç, do ta këndojë këngën të premten në një koncert në Memphis, Tenn. Një burim tha për Page Six se Timberlake ka para një “periudhë ambicioze” në lidhje me muzikën dhe do të bëjë edhe një turne muzikor, ashtu siç është lajmëruar në shtator të vitit të kaluar.

Albumi i tij i fundit është “Man of the Woods” në vitin 2018.

Të ngjashme