ShowBiz
Justin Timberlake për Britney Spears: Ajo çfarë po i ndodhë asaj nuk është e drejtë
Demokracia
15:34 | 24 Qershor 2021

Share:

Justin Timberlake, Mariah Carey dhe Halsey janë disa nga të famshmit që i kanë dalë në mbrojtje Britney Spears, pas seancës dëgjimore.

Të mërkurën, këngëtarja i tha një gjykatësi në LA, se kujdestaria abuzuese e la atë të traumatizuar.

Ajo ishte e kontrolluar në të gjitha aspektet e jetës.

“Pas asaj që pamë sot, ne të gjithë duhet të përkrahim Britney-n këtë herë”, tha Timberlake i cili ishte në lidhje me Spears dy dekada më parë.

“Pavarësisht nga e kaluara jonë, e mirë dhe e keqe, dhe pa marrë parasysh se sa kohë më parë ishte … ajo që po i ndodh asaj nuk është thjesht e drejtë. Asnjë grua nuk duhet të kufizohet kurrë nga marrja e vendimeve për trupin e saj”, vazhdoi tutje ai.

Ai shtoi: “Askush nuk duhet të mbahet kurrë kundër vullnetit të tyre … ose kurrë nuk duhet të kërkojë leje për pasur çasje në gjithçka për të cilën kanë punuar kaq shumë … Shpresojmë që gjykatat dhe familja e saj ta bëjnë këtë të drejtë dhe ta lënë të jetojë ashtu si do ajo”.

Ndërsa ylli i popit, Halsey shkroi në Twitter: “Bekuar qoftë Britney dhe shpresoj me gjithë zemrën se ajo do të çlirohet nga ky sistem abuzues. Ajo e meriton këtë më shumë se çdo gjë. E admiroj guximin e saj që foli për veten sot”.

Të tjerë të famshëm që e suportuan Britney-n ishin Brandy e cila tha se “ajo po dërgonte gjithë dashurinë dhe mbështetjen tek Britney dhe fansat e saj” dhe Mariah Carey e cila shkroi nëTwitter “Të duam Britney!!! Qëndro e fortë”. /Demokracia.com/

Të ngjashme